Turqia i kërkon Interpolit arrestimin e kryeministrit izraelit Netanyahu, ministri i Mbrojtjes e konfirmon: Nën akuzë për sulmin ndaj Flotiljes ‘Global Sumud’

Turqia i kërkon Interpolit arrestimin e kryeministrit izraelit Netanyahu, ministri i Mbrojtjes e konfirmon: Nën akuzë për sulmin ndaj Flotiljes ‘Global Sumud’

Turqia ka kërkuar lëshimin e një “njoftimi të kuq” të Interpolit për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, si pjesë e procedurave ligjore në vazhdim për sulmin ndaj aktivistëve në bordin e Flotiljes Global Sumud, e cila po transportonte ndihma humanitare për në Gaza. Lajmi u njoftua sot (21 gusht) nga ministri turk i Drejtësisë Akin Gurlek, duke deklaruar se procedurat janë duke vazhduar para Gjykatës së 11-të Penale të Stambollit dhe përfshijnë gjithsej 35 të pandehur, përfshirë Netanyahun dhe Afek Moskoëitzin. Siç deklaroi ai në një deklaratë të publikuar në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal, më 14 korrik 2026, u lëshuan urdhër-arreste për Netanyahun dhe Moskowitzin me akuzat për “gjenocid”. Pas lëshimit të urdhër-arresteve, Ministria Turke e Drejtësisë i kërkoi Ministrisë së Brendshme...