Shokuese në Argjentinë, zbulohet skandali në gjyqin për vdekjene Maradonës: Analizat mjekësore i përkisnin të atit!
Një kthesë e papritur dhe shokuese ka ndodhur në procesin gjyqësor për vdekjen e Diego Armando Maradonës, i cili po zhvillohet në San Isidro të Argjentinës. Seancat dëgjimore janë pezulluar pas një skandali me provat, pasi mbrojtja ka hedhur dyshime të forta mbi vërtetësinë e dokumentacionit mjekësor të paraqitur në gjykatë. Sipas avokatëve mbrojtës, rezultatet e disa analizave të veshkave të depozituara në dosje nuk i përkasin legjendës argjentinase, por babait të tij, Don Diego, i cili gjithashtu mbante emrin Diego dhe u nda nga jeta në vitin 2015. Kjo kërkesë ka detyruar trupin gjykues, të kryesuar nga gjykatësi Alberto Baque, të ndërpresë menjëherë procesin. Gjykatësi ka urdhëruar kryerjen e një ekspertize për të përcaktuar me saktësi nëse testet në fjalë i korrespondojnë vërtet “El...
Burimi:
javanews.al