Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Suedi, disa persona të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur të premten në një shkollë të mesme në Fagersta, në Suedinë qendrore, pasi një person i armatosur me thikë sulmoi në ambientet e shkollës. Bashkia e Fagerstas konfirmoi ngjarjen, ndërsa policia njoftoi se një person është arrestuar. Policia tha se kishte marrë një telefonatë për një rast dhune të rëndë në zhvillim në shkollë dhe menjëherë dërgoi forca në vendngjarje. Autoritetet vijojnë operacionin në zonë me një numër të madh forcash dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë bllokimet e rrugëve dhe udhëzimet e policisë. Ministri suedez i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, tha se qeveria është në kontakt të ngushtë me policinë pas sulmit. “Jemi informuar për një incident të rëndë në Fagersta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po...
Burimi:
vizionplus.tv