“Live me Luizin”/ Rikthimi i bujshëm i Luiz Ejllit në ekran me emisionin e ri
Siç ishte paralajmëruar më herët, Luiz Ejlli pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me një projekt të ri televiziv. Televizioni ka publikuar spotin promovues të programit të tij të ri, “Live me Luizin”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Bëhuni gati…” Tashmë është bërë e ditur se emisioni do të transmetohet të premten në mbrëmje. Për konceptin dhe mënyrën se si do të zhvillohet programi, Luizi kishte treguar më herët: “Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”. Pas publikimit të spotit, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. Ndjekësit dhe personazhe të njohur kanë shprehur entuziazmin e tyre për rikthimin e Luizit në ekran,...
Burimi:
ntv.al