Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike
Familjes së një shëtitëse 18-vjeçare në Australi iu tha gabimisht se vajza e tyre ishte gjetur gjallë pas tetë ditësh kërkimesh në një zonë të largët pyjore. Por autoritetet më vonë konfirmuan se vajza e re ishte gjetur e vdekur. Lily Hooper ishte larguar nga Oakdale, New South Wales, më 12 gusht për të shkuar vetëm për ecje në Parkun Kombëtar Nattai. Kur ajo nuk u kthye në shtëpi atë mbrëmje, ajo u raportua e zhdukur dhe u nis një operacion kërkim-shpëtimi me pjesëmarrjen e shumë agjencive. Kërkimet vazhduan për ditë të tëra në një zonë veçanërisht të vështirë, deri të enjten në mëngjes, kur u transmetua informacioni se 18-vjeçarja ishte gjetur gjallë. Lajmi shkaktoi momente gëzimi dhe lehtësimi në vendin e kërkimit, ku thuhet...
Burimi:
javanews.al