VIDEO/ Zjarr i madh në Kodër Rrëshen, flakët afrohen pranë zonave të banuara

VIDEO/ Zjarr i madh në Kodër Rrëshen, flakët afrohen pranë zonave të banuara

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kodër Rrëshenit, pranë varrezave dhe zonave të banuara, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Flakët dhe tymi i dendur janë të dukshëm nga larg, ndërsa ekziston frika se zjarri mund të përhapet drejt banesave. Situata paraqitet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të thatë, që favorizojnë avancimin e flakëve. Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më shpejt për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun për zonat e banuara. Në pritje të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, situata vijon të monitorohet nga afër.