Harta e zjarreve, ja 4 zonat problematike! Ministria e Mbrojtjes: Nga 16 vatra deri tani, 10 ende aktive! 6 mjete ajrore e mbi 240 forca në aksion

Harta e zjarreve, ja 4 zonat problematike! Ministria e Mbrojtjes: Nga 16 vatra deri tani, 10 ende aktive! 6 mjete ajrore e mbi 240 forca në aksion

Ministria e Mbrojtjes përditësoi situatën e zjarreve në vend për ditën e sotme (21 gusht). Bëhet me dije se deri në orën 14:00 janë regjistruar 16 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 240 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore. Por si paraqitet situata e vatrave në vend? -Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata paraqitet e qetë dhe aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Në terren janë 6 automjete zjarrfikëse me 29 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 50 forca bashkiake dhe 50 vullnetarë, të mbështetur nga 40 efektivë të FA-së, 1 automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë. Mjetet janë stacionuar në pikat me rrezik riaktivizimi për...