Vrasja e turistit/ Reagon ‘Principote’ Mykonos: Ata kanë përdorur në mënyrë të paligjshme emrin tonë
“Principote” Mykonos ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes humbi jetën pas një konflikti, ndërsa për ngjarjen është arrestuar 29-vjeçari shqiptar Sokrat Vata. Përmes një deklarate zyrtare, “Principote” Mykonos ka sqaruar se nuk ka asnjë marrëdhënie biznesi apo lidhje tjetër me beach-barin në Ksamil, i cili përdor emrin “Principote”. Sipas kompanisë greke, lokali në Shqipëri po përdor në mënyrë të paligjshme emrin dhe markën e saj. “Principote” Mykonos bën me dije se ka ndërmarrë tashmë edhe hapa ligjorë për të ndaluar përdorimin e emrit të saj. “Në dritën e një incidenti tragjik që ndodhi së fundmi në qytetin shqiptar të Ksamilit dhe në një dyqan që po përdor ilegalisht emrin tonë të biznesit, sqarojmë, për të shmangur...
Burimi:
ntv.al