“Më ofendoi në sy të familjes dhe…”- Plagosja e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e Pjerin Bitanit: Kamerat i drejtoi vetëm nga lokali im!
Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të plagosjes së Vladimir Bruçit dje në Shkodër. Detaje të reja dalin në dritë edhe nga hetimi për plagosjen me armë në lagjen “Rus”, ngjarje për të cilën është arrestuar 70-vjeçari Pjerin Bitani. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, konflikti mes dy fqinjëve dyshohet se ka nisur për shkak të kamerave të sigurisë të vendosura në zonën e parkimit të Bruçit. Bitani, i cili kishte një lokal pranë parkimit, kishte shprehur shqetësimin se kamerat ishin të orientuara nga ambienti i tij dhe jo vetëm nga hapësira që duhej të monitoronin. Sipas dëshmisë së dhënë nga Bitani në polici, përplasja mes dy fqinjëve ka vijuar në një pjesë të rrugës pranë lokalit, ku situata është përshkallëzuar pas një debati verbal....
Burimi:
javanews.al