U arrestua në Angli, i riu shqiptar pranon ekstradimin në Shqipëri! U mërzit nga paraburgimi, akuzohet për aksident me vdekje në Fushë-Krujë

U arrestua në Angli, i riu shqiptar pranon ekstradimin në Shqipëri! U mërzit nga paraburgimi, akuzohet për aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Një i kërkuar i drejtësisë shqiptare arrestuar në Londër ka pranuar të ekstradohet në Shqipëri. Sipas dokumenteve të gjykatës të ekstradimeve “City of Westmister Magistrate Court”, tregohet se Andi Hoxha 23 vjeç, i arrestuar disa muaj më parë, hoqi dorë nga kundërshtimi ekstradimit. Kur ai doli përpara kësaj gjykate, prokurori britanik, përfaqësues i shtetit shqiptarë kërkues i ekstradimit tha se “Andi Hoxha është shpallur person në kërkim ndërkombëtar pasi në  14/11/2022 in Fushë-Krujë aksidentoi për vdekje Lutfi Marokun, i cili ndërroi jetë në spital më  23/11/2022”, informon TCH. Andi Hoxha e shkaktoi aksidentin me automjetin tip  Mercedes Benz me targë AB 363 AM, në aksin rrugor Thumanë-Fushë-Krujë. I riu shqiptarë do të vijojë të mbahet në një paraburgim të Londrës deri në momentin kur oficerët...