“Turp për Parlamentin nëse e voton!”- Kryebashkiaku i Poliçanit kundër PS për shkrirjen me Beratin, 15 këshilltarë paralajmërojnë dorëheqjen
Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qenë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë Poliçan. Fillimisht, në mbledhjen e drejtuar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak Poliçan, Mimoza Lulaj, ka qenë kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ai që pasi ka argumetuar se asnjë nga pikat e propozuara në relacionin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë Poliçan nuk qëndron,ka deklaruar se “Do të jetë një turp për Parlamentin nëse voton pro shkrirjes së kësaj bashkie”. Zotkaj ka theksuar në fjalën e tij se, ndarja dhe bashkimi i një bashkie bëhet vetëm me pëlqimin e komunitetit dhe komuniteti është kundër. Ai ka theksuar se, Bashkia Poliçan duhet të jetë bashki pasi aktualisht ka 318 biznese që...
Burimi:
javanews.al