Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë Poliçan. Fillimisht, në mbledhjen e drejtuar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak Poliçan, Mimoza Lulaj, ka qenë kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ai që pasi ka argumetuar se asnjë nga pikat e propozuara në relacionin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë Poliçan nuk qëndron, ka deklaruar se “do të jetë një turp për Parlamentin nëse voton pro shkrirjes së kësaj bashkie”. Zotkaj ka theksuar në fjalën e tij se, ndarja dhe bashkimi i një bashkie bëhet vetëm me pëlqimin e komunitetit dhe komuniteti është kundër. Ai ka theksuar se, bashkia Poliçan duhet të jetë bashki pasi aktualisht ka 318 biznese...
Burimi:
gijotina.com