Mori leje nga Burgu i Reçit, arratiset i dënuari për grabitje Petrit Ndoci! Zbulohet letra për familjen: Po largohem, ju dua shumë!

Mori leje nga Burgu i Reçit, arratiset i dënuari për grabitje Petrit Ndoci! Zbulohet letra për familjen: Po largohem, ju dua shumë!

I dënuari për grabitje dhe armëmbajtje pa leje, Petrit Ndoci, rezulton se është arratisur pasi ka shfrytëzuar një leje ditore të dhënë nga Burgu i Reçit. Bëhet me dije se ai është shpallur në kërkim pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes. Ndoci duhej të kthehej sot në orën 12:30 në institucionin e vuajtjes së dënimit, por nuk është paraqitur. Sipas informacioneve paraprake, vëllai i tij ka deklaruar se Petrit Ndoci kishte lënë një letër për familjarët, ku shkruante: “Po largohem, ju dua shumë.” Ndoci po vuante dënimin për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se atij i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin. SHKB e burgjeve ka nisur një jhetim teksa...