Shqiptari e la në shkallët e spitalit të larë në gjak/ Autopsia: Italiania vdiq nga dhuna
Autopsia ka konfirmuar se 46-vjeçarja italiane Ornella Forastefano humbi jetën si pasojë e dhunës. Sipas mediave italiane, testet radiologjike të kryera pas vdekjes kanë evidentuar trauma dhe lëndime të shumta në trupin e saj. Forastefano u gjet e pajetë përpara spitalit të Trebisacce, ndërsa për ngjarjen është arrestuar partneri i saj shqiptar, 42-vjeçari Elvis Metvelaj. Ai ndodhet aktualisht në burg, pasi u ndalua nga policia kufitare në portin e Barit, teksa dyshohet se po përpiqej të largohej nga Italia pas ngjarjes. Metvelaj nuk e ka pranuar akuzën. Para autoriteteve, ai ka deklaruar se partnerja e tij kishte rënë nga shkallët. Ndërkohë, emri i Elvis Metvelajt nuk është i panjohur për autoritetet italiane. 42-vjeçari është përmendur edhe në një prej hetimeve të rëndësishme për trafikun e...
Burimi:
ntv.al