Një pacient, disa laboratorë/ A japin të njëjtën përgjigje për të njëjtin gjak?
Një analizë gjaku mund të vendosë nëse një pacient konsiderohet anemik, diabetik, me probleme të tiroides apo me mungesë vitaminash. Por sa ndryshon rezultati kur i njëjti pacient analizohet në laboratorë të ndryshëm? Në Shqipëri funksionojnë laboratorë të shumtë privatë dhe publikë. Ata mund të përdorin aparatura, reagentë, metoda dhe intervale reference të ndryshme. Kjo nuk do të thotë automatikisht se një rezultat ndryshe është rezultat i gabuar. Por ekziston një kufi shumë i rëndësishëm: A MUND TË JETË NDRYSHIMI AQ I MADH SA TË NDRYSHOJË INTERPRETIMIN MJEKËSOR? Pikërisht këtë do të kontrollojmë. Një grup analizash nga i njëjti person dhe do t’i kryejë në disa laboratorë të ndryshëm, në kushte sa më të njëjta. Do të krahasohen ndër të tjera: hemograma, glukoza, kreatinina, ALT,...
Burimi:
ntv.al