Vrau turistin portugez/ “Sokrat, jemi këtu o shpirt”, familjarët para gjykatës
Vijon në Gjykatën e Sarandës seanca për caktimin e masave të sigurisë për 11 personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Mendes. Në momentin e ardhjes së të arrestuarve, të afërm të Sokrat Vatës, i cili është autori i dyshuar i ngjarjes, po prisnin jashtë ambienteve të gjykatës. Një grua dëgjohet duke iu drejtuar Vatës: “Sokrat, jemi këtu o shpirt”. Ndërsa një tjetër person, një burrë, e thërret në gjuhën turke: “Sokrat, abi”, që në shqip do të thotë “Sokrat, vëlla”. Të arrestuarit janë shoqëruar në Gjykatën e Sarandës nën masa të rrepta sigurie nga forcat “Shqiponja” dhe FNSH-ja. Sokrat Vata akuzohet për vrasje, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë janë ngritur akuza të ndryshme, përfshirë “përkrahje të autorit të krimit”,...
Burimi:
ntv.al