Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës

Pika kufitare e Kakavijës vijon të përballojë fluks të lartë lëvizjesh, me mbi 10 mijë shtetas dhe më shumë se 3 mijë mjete të përpunuara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të shërbimeve kufitare, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë janë përpunuar gjithsej 10 mijë e 581 shtetas në hyrje dhe dalje. Prej tyre, 4 mijë e 294 shtetas kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 6 mijë e 287 kanë dalë nga vendi. I lartë ka qenë edhe qarkullimi i automjeteve. Në 24 orë janë përpunuar 3 mijë e 83 mjete, nga të cilat 1 mijë e 317 në hyrje dhe 1 mijë e 766 në dalje. Nëpërmjet Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike 387 shtetas. Lëvizje të shtuara janë regjistruar edhe...