Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 06:15 këtë të premte, 21 gusht, në aksin “Shkozet-Shijak”, në Durrës. Një 32-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur për vdekje nga një automjet. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë dhe ende nuk është identifikuar. Policia po vijon kërkimet për gjetjen dhe kapjen e tij. Priten më shumë detaje në vijim.