Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

Nga Lorenc VangjeliEshtë Shqipëria një vend me një shoqëri të mpirë? Një vend, shoqëria e të cilit, kryesisht lajmin e keq e konsumon thjesht dhe vetëm si thashethem të çastit, që pas një çasti harrohet për t´i lënë vendin lajmit të lig/thashethemit të rradhës? Një vend ku dashuria dhe urrejtja, jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja, shpresa dhe mungesa e saj, konsumohen si në një dramë banale, në të cilën kush vjen dhe kush ikën e konsumon atë në vetmi? Eshtë Shqipëria një vend me shoqëri hipokrite? Me moral të përmbysur, me gënjeshtarë që betohen për nder, me të ndershëm të rrallë që konsiderohen budallenj, me budallenj të shumtë që shfaqen si Doktorë Shkencash, me kurvëri që tregtohet si virgjinitet, me historira të...