Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa Policia ka nisur procedimin penal ndaj tre personave të ngarkuar me monitorimin dhe mbrojtjen e territorit.S Policia bwn me dije se K. S., 35 vjeç, S. L., 51 vjeç, dhe A. L., 64 vjeç me detyra përkatëse Shef monitorimi i Parkut Kombëtar dhe roje mjedisi, nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen nga zjarri të territorit që kishin në përgjegjësi. Si pasojë e zjarrit, janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore në Parkun Kombëtar të Lurës. Ndërkohë, Policia vijon intensivisht hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të zjarrit dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. Njoftimi i plotë: Lurë, Dibër/Vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë...
Burimi:
javanews.al