Mbyllet para kohe ekspozita në Salzburg, zhduken mbi 200 statuja të Mozartit
Bota E Premte, 14 Gusht 2026 11:51 Një ekspozitë kushtuar Wolfgang Amadeus Mozartit në Salzburg është mbyllur para kohe, pasi 210 skulptura të vogla të kompozitorit të famshëm u vodhën nga kopshti Mirabell. Ekspozita e artistit gjerman Otmar Hörl përfshinte rreth 320 skulptura të praruara të Mozartit, të vendosura në disa zona të qytetit. Në kopshtin Mirabell ishin ekspozuar 230 prej tyre, por vetëm 20 kanë mbetur pas vjedhjes. “Gjëja më e keqe për një artist është kur puna e tij zhduket”, deklaroi Hörl, i cili shprehu shqetësim edhe për mungesën e respektit ndaj veprës së tij. Skulpturat, rreth 50 centimetra të larta, ishin vendosur në mesin e korrikut në kopshtin e frekuentuar nga turistët, me rastin e 270-vjetorit të lindjes së Mozartit. Artisti nuk...
Burimi:
kohajone.com