Greqi/ Flakët pushtojnë Halkidikinë, mbi 300 turistë e banorë evakuohen me varka
Situata është alarmante në rajonin e Halkidikisë, në Greqinë veriore, ku banorë dhe turistë janë evakuuar për shkak të një zjarri të përhapur nga erërat e forta. Flakët kanë përfshirë zona me shtëpi dhe pemë pranë një vendpushimi turistik, ndërsa njerëzit janë larguar si nëpërmjet tokës, ashtu edhe përmes detit. Në qytetin bregdetar të Sivirit, banorë dhe turistë, shumë prej tyre me maska në fytyrë për shkak të tymit, janë evakuuar me varka. Roja bregdetare bëri të ditur se më shumë se 300 persona janë larguar me anije nga Siviri. Zjarri ka përshkuar një zonë pyjore, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar qiellin. “Përpjekja jonë është përqendruar në shuarjen e zjarrit dhe transportin e sigurt të njerëzve”, deklaroi zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Giannis...
Burimi:
syri.net