A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Konsensusi perëndimor për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor po shpërbëhet, ndërkohë që SHBA-ja dhe BE-ja po ndjekin hapur politika kontradiktore në rajon. Donald Trump kundër Europës nuk ka të bëjë vetëm me Groenlandën dhe NATO-n. Ekziston edhe një garë tjetër që zhvillohet shumë më qetësisht: në Ballkan. Rajoni u rrënua nga luftërat e ish-Jugosllavisë së viteve 1990. Në të kaluarën SHBA-ja dhe Europa bashkëpunin për rindërtimin e rajonit. Ndërsa sot ata konkurrojnë për pushtet, para dhe ndikim. Si mund të ndikojë ky rivalitet në Ballkan?  Ballkani Perëndimor është një term që Bashkimi Europian e përdor për gjashtë shtetet në kufijtë e tij: Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi. BE-ja thotë se të gjithë këto shtete duhet të bëhen anëtarë, pas...