Europa “po mbetet pa ujë”? Mes krizës reale dhe alarmizmit për valën e të nxehtit
Temperaturat e larta dhe thatësira po shoqërohen me paralajmërime të forta për një “emergjencë hidrike” në Europë. Tituj të ndryshëm shkojnë edhe më tej, duke pretenduar se kontinenti i vjetër “po mbetet pa ujë”. Por sa e saktë është kjo tablo? Temperatura 37–40°C nuk është një fenomen i panjohur për Europën. Valë të forta të nxehti janë regjistruar edhe më parë dhe një temperaturë e lartë, e marrë e shkëputur, nuk përbën provë se kontinenti po përjeton diçka të paprecedentë. Megjithatë, problemi aktual nuk lidhet vetëm me termometrin. Situata bëhet serioze kur temperaturat e larta përsëriten, zgjasin për disa ditë dhe shoqërohen me mungesë të zgjatur reshjesh. Lumenjtë në nivele kritike Të dhënat e fundit tregojnë se disa prej lumenjve më të rëndësishëm të Europës...
Burimi:
ntv.al