Klevis Balliu: 31 milionë euro nga Thesari për KAYO
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ngritur akuza lidhur me pagesat që, sipas tij, janë kryer nga Thesari i Shtetit në kuadër të skemës KAYO. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu pretendon se deri më tani janë paguar rreth 31 milionë euro, ndërsa pagesat mujore, sipas tij, arrijnë në rreth 3.5 milionë euro. Balliu e cilëson çështjen si më shumë se një problem financiar, duke e lidhur atë me sigurinë kombëtare për shkak të kontratave që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe kapacitetet e Forcave të Armatosura. “Kur bëhet fjalë për kontrata që lidhen me mbrojtjen dhe kapacitetet e Forcave të Armatosura, çdo dyshim për abuzim me fondet publike merr një dimension shumë më të rëndë: është çështje e sigurisë kombëtare”, shkruan ai....
Burimi:
ntv.al