Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë/ Zbardhen prapaskenat, kush i ndërpreu fjalën

Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë/ Zbardhen prapaskenat, kush i ndërpreu fjalën

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me qëndrimin e tij gjatë takimit të zhvilluar në Kuç me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua Reforma Territoriale. Gorrea bëri të ditur se takimi ishte i mbyllur dhe se pjesëmarrësit patën mundësi të shprehnin qëndrimet e tyre për reformën. Ai theksoi se qëndrimi i tij për ruajtjen e Bashkisë Divjakë nuk ka ndryshuar. Sipas Gorreës, gjatë takimit u diskutua gjerësisht dhe kryeministri Rama e la të hapur debatin, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të shprehnin mendimet e tyre. Ai tha se në këtë kuadër pati edhe ndërhyrje nga disa kryetarë bashkish. Gorrea nënvizoi se edhe në takimin në Kuç ai kishte mbajtur të njëjtin qëndrim që ka deklaruar publikisht,...