Zjarret/ PL propozon 4 nisma: Nga shpallja e fatkeqësisë natyrore te pagesat shtesë të menjëhershme për zjarrfikësit

Zjarret/ PL propozon 4 nisma: Nga shpallja e fatkeqësisë natyrore te pagesat shtesë të menjëhershme për zjarrfikësit

Partia e Lirisë ka propozuar katër masa për përballimin e situatës dhe mbështetjen e zjarrfikësve dhe qytetarëve të prekur. Në një deklaratë për medien, sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës së zjarreve dhe kritikon mungesën e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për zjarrfikësit.  Shqipëria po përballet me një situatë katastrofike por jo të papritur nga zjarret, që kanë shkrumbuar pyje, ullishte, dru frutorë, kullota, pasuri privat e publike, duke rrezikuar seriozisht jetë njerëzish dhe vetë stabilitetin social të komuniteteve të prekura.  Në shumë zona të vendit, situata është jashtë kontrollit, mijëra hektarë tonë janë përvëluar, ndërsa Edi Rama vazhdon të vazhdon të shëllehet në Dhërmi, sillet asgjë nuk po ndodh. Është jo vetëm e papranueshme, por krim me dashje, që...