Zjarri përfshin sipërfaqet pyjore në Tërbun të Pukës, dyshohet i qëllimshëm

Zjarri përfshin sipërfaqet pyjore në Tërbun të Pukës, dyshohet i qëllimshëm

Një vatër zjarri është shfaqur mesditën e sotme në sipërfaqet pyjore të Tërbunit, në Pukë. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era, duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme në zonën pyjore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe ato pyjore, por mungesa e rrugëve ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Aktualisht, ndërhyrja po kryhet me mjete rrethanore, me qëllim izolimin e vatrës në njërin krah dhe frenimin e përhapjes së flakëve. Paraprakisht, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar shkaku i saktë i rënies së tij.