Vera e “adrenalinës”, policia 278 gjoba për shkelje në det! Drejtuesit e ‘jet ski’-ve afër pushuesve ndëshkohen me…

Vera e “adrenalinës”, policia 278 gjoba për shkelje në det! Drejtuesit e ‘jet ski’-ve afër pushuesve ndëshkohen me…

Një mjet jet ski në Ksamil shkeli perimetrin e sigurisë në det, duke rrezikuar seriozisht jetën e pushuesve. Veprimi i kushtoi shtrenjtë pronarit të tij, pasi Policia Kufitare e Vlorës e gjobiti me 500 mijë lekë dhe i bllokoi mjetin e lundrimit. Kjo është vlera maksimale që njeh ligji “për aktivitetet e turizmit detar.” Ngjashëm, në Velipojë, një jet ski shkeli perimetrin e sigurisë, por me një rrezik më të lehtë ndaj qytetarëve që laheshin në det, çka çoi gjobitjen me 100 mijë lekë nga Policia Kufitare e Shkodrës, vlera më minimale që njeh ligji për raste të tilla. Të tilla, gjoba për kalim të perimetrit të sigurisë dhe afrim me bregun e detit, duke u bërë burim rreziku për jetën e pushuesve, u vendosën...