“Vëmendja në zonën e Dajtit”- Haki Çako: Në 90 % të rasteve zjarret janë të vëna nga dora e njeriut! Të gjitha strukturat të angazhuara në terren

“Vëmendja në zonën e Dajtit”- Haki Çako: Në 90 % të rasteve zjarret janë të vëna nga dora e njeriut! Të gjitha strukturat të angazhuara në terren

Drejtori i Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, reagoi sot për situatën me zjarret në vend, ky vlerësoi maksimalisht situatën dhe foli për masat e marra deri tani dhe rreziqet. Ai theksoi se ekipet zjarrfikësve kanë qenë të angazhuara dhe të përkushtuara në shuarjen e zjarreve dhe parandalimin e vatrave të reja. Sipas Çakos, vatra më problematike është në Malin  e Dajtit. “Ka pasur disa reshje lokale që kanë ndikuar pozitivisht në zonën e Priskës, në zonën në kufi me Petrelën dhe Lundrën por edhe aty kemi disa vatra ku po punohet dhe janë nën kontroll. Por vatra më problematike është vatra që ka përfshirë kreshtën e Malit të Dajtit. Në operacionin e datës 12 në darkë ka qenë një situatë që ka...