“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!
Saranda ka qenë një nga zonat më të prekura nga vala e të nxehtit këtë sezon veror, por sot ka përjetuar edhe çmenduritë e kushteve atmosferike. Një shi i shoqëruar me stuhi dhe madje vetëtima pushtoi qytetin dhe zonën e Delvinës. Brenda pak minutash shiu dhe breshëri mbuloi të gjithë këtë territor bregdetar, duke u prishur pushimet edhe mijëra turistëve. Reshjet kanë nisur pas një periudhe me temperatura të larta, ndërsa kushtet atmosferike janë shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike të rrezikshme.
Burimi:
javanews.al