Një vatër e re zjarri aktivizohet në Lufaj të Mirditës
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në zonën e Lufajt, pranë Perlatit, në Mirditë. Sipas informacioneve nga terreni, zjarri ndodhet në pjesën perëndimore të zonës, në drejtim të lagjes Ndrejaj, në një sipërfaqe pyjore me lisa. Aktualisht, intensiteti i flakëve është i ulët dhe zjarri po përparon në zbritje. Për momentin, nuk raportohet rrezik për banesat pranë zonës. Sipas shërbimit zjarrfikës, terreni paraqitet shumë i rrezikshëm dhe i vështirë për ndërhyrje. Aktualisht nuk ka akses të drejtpërdrejtë për mjetet zjarrfikëse në zonën ku ndodhet vatra. Ekipet në terren po monitorojnë situatën dhe vijimin e zjarrit, ndërsa mbetet e rëndësishme që flakët të mos përhapen drejt zonave të banuara.
Burimi:
syri.net