Shqipëria noton mbi ujërat e zeza, vetëm 15.9% e bregdetit ‘i shkëlqyer’
Pasditen e 29 korrikut, pikat e shkarkimit të ujërave të zeza pranë Plazhit të Ri në Vlorë nuk dalloheshin me syrin e lirë nga shëtitorja e Lungomares, duke fshehur kështu një problematikë të përsëritur prej vitesh. Për t’i gjetur duhej të zbrisje në plazh dhe të ecje buzë detit. Në këtë pjesë të Vlorës është përqendruar shumica e plazhit publik. Një çadër me dy shezllone aty kushton 700 lekë, dukshëm më lirë se në zonat përtej Ujit të Ftohtë. Atë ditë, bregu ishte i mbushur me familje, të moshuar, vendas dhe turistë të huaj. Pas një ecjeje të gjatë nën diell vendosa të pyes një kamarier të një prej beach-bareve të zonës. “Këtu i ke tubacionet, tek plazhi i ish-Shkollës së Marinës. Ata i bëjnë...
Burimi:
syri.net