Ish-ministri socialist kritika Ramës: Do që të mbysësh çdo kundërshtim
Ish-ministri i PS-së Arben Malaj në postim në facebook, ka komentuar takimin plot tensione që zhvilloi kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët socialistë në Kuç të Vlorës. Në takim nuk munguan përplasjet me kryebashkiakët që bashkitë e tyre shkrihen me draftin e PS-së për Reformën Territoriale. Malaj shkruan se takimi i Ramës me kryebashkiakët ka pasur qëllimin që të mbyste dhe ndalte çdo kundërshtim kundër draftit të propozuar dhe se vetëm ai vendos në këtë vend. Më tej ish-ministri thekson në postimin e tij se ky model “ “mbretërie kryeministrore” do të vrasë akoma më shumë demokracinë dhe do të nxisë braktisjen e vendit. “Mosreagimi këmbëngulës i banorëve dhe heshtja miratuese e disa kryetarëve e deputetëve është një provë e vërtetë e modelit “Shteti jam unë”,...
Burimi:
ntv.al