Ngërçi politik në Kosovë! Kurti iu bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin! LDK duhet…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të diskutojë me partitë e tjera për zgjedhjen e një presidenti konsensual, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja. Kurti tha se LVV, si forcë fituese e zgjedhjeve, kërkon që presidenti i ardhshëm të jetë një figurë me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në shoqëri, me kontribute dhe vlera të dëshmuara në jetën publike e profesionale. Ai komentoi edhe deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se kjo parti do të qëndrojë në opozitë. Sipas Kurtit, LDK-ja duhet të ishte pjesë e bashkëqeverisjes dhe të arrihej një marrëveshje politike. “Ju e keni parasysh që qëndrimi i LVV si fituese e zgjedhjeve është që presidenti të jetë konsensual...
Burimi:
sot.com.al