“Vdekje e plumb”/ Kërcënoi me jetë ish-presidenten Vjosa Osmani, arrestohet 40 vjeçari i dyshuar

“Vdekje e plumb”/ Kërcënoi me jetë ish-presidenten Vjosa Osmani, arrestohet 40 vjeçari i dyshuar

Një person i dyshuar për kanosje serioze me jetë ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është kapur nga Policia pasi ishte futur në kërkim, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Bekim Sylejmanin, 40 vjeçar i cili dyshohet se përmes rrjetit social Facebook ka kërcënuar me jetë Presidenten Osmani. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti është trajtuar nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, e cila gjatë veprimeve hetimore ka arritur ta identifikojë Sylejmanin si personin që dyshohet se qëndron prapa kanosjes. Hetuesit, sipas të njëjtave informacione, kanë siguruar edhe dëshmi që dyshohet se e lidhin atë me kërcënimin e bërë përmes Facebook-ut. Pas identifikimit, Policia e ka kërkuar të dyshuarin në adresën e tij, por...