Në garë për profesionin/ Mjekësia, maturantët testohen nga 17 gushti, ja rregullat që nuk duhet t’i shkelin

Në garë për profesionin/ Mjekësia, maturantët testohen nga 17 gushti, ja rregullat që nuk duhet t’i shkelin

Maturantët që kanë zgjedhur programin “Mjekësi e Përgjithshme” do t’i nënshtrohen testit të pranimit në Universitetin e Mjekësisë nga 17 deri më 21 gusht, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Sipas njoftimit të Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, testimi do të jetë i informatizuar dhe do të zhvillohet për kandidatët që kanë përzgjedhur programin në UAlbania dhe kanë aplikuar në e-Albania për provimin e pranimit. Provimi do të zhvillohet në katër fasha orare, ndërsa në çdo sallë do të jenë deri në 60 maturantë. I gjithë procesi do të monitorohet me kamera, për të garantuar transparencën dhe integritetin e konkursit. Kandidatët duhet të paraqiten 30 minuta përpara orarit të publikuar, të kenë me vete kartën e identitetit ose pasaportën në origjinal, ndërsa gjatë testimit...