VIDEO/ Aksident i rëndë në tunelin e Prevezës, 8 të plagosur dhe radhë kilometrike
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e së premtes, 14 gusht, në hyrje të tunelit nënujor të Aktionit, në drejtim të Prevezës, duke lënë të plagosur tetë persona dhe duke shkaktuar kaos të madh në qarkullim. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, një kamion me targa greke dhe tre automjete private me targa përkatësisht nga Italia, Gjermania dhe Rumania. Nga të dhënat e para, dyshohet se kamioni, i drejtuar nga një shtetas grek, ka përplasur tre automjetet e tjera, duke i zvarritur dhe duke shkaktuar një përplasje të shumëfishtë. Si pasojë e përplasjes janë plagosur tetë persona: katër burra, dy gra dhe dy fëmijë. Për shkak të forcës së përplasjes, disa prej tyre mbetën të bllokuar në automjete. Shërbimi zjarrfikës...
Burimi:
syri.net