“Zjarret kanë pasoja të mëdha ekonomike”/ Vuksani, nuk ‘kursen’ akuzat: Qeveria po e merr shumë lehtë rrezikun
Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani, kritikoi qeverinë për menaxhimin e pasojave të ndryshimeve klimatike dhe zjarreve. Në një intervistë televizive, Vuksani tha se Shqipëria ka nevojë për rreth 9 miliardë euro për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike, ndërsa paralajmëroi se mosmarrja e masave mund të sjellë rreth 17 miliardë euro humbje, sipas Bankës Botërore. Ai theksoi se zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha në pemët frutore, bagëti, kullota dhe ekonomi, ndërsa po demoralizojnë fermerët. Vuksani kritikoi mungesën e masave parandaluese dhe kërkoi investime në rrugët pyjore, burimet e ujit dhe avionët zjarrfikës. “Bujqësia është një shtëpi pa çati”, u shpreh ai, duke shtuar se qeveria duhet të ndryshojë prioritetet dhe të investojë për përballimin e emergjencave klimatike. Gjok Vuksani: Unë e...
Burimi:
sot.com.al