Zjarr në një apartament pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë

Zjarr në një apartament pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë

Një zjarr ka përfshirë një apartament në zonën pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të banesës. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur operacionin për shuarjen e zjarrit. Flakët kishin përfshirë një pjesë të kuzhinës së apartamentit, ndërsa falë ndërhyrjes së efektivëve është bërë i mundur izolimi i vatrës. Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë dy dhoma të tjera të banesës, duke shmangur përhapjen e zjarrit . Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.