Kapriçot e motit/ Shiu përmbyt Pogradecin, uji pushton rrugët!
Ndërsa pjesa më e madhe e vendit vuan pasojat e vapës ekstreme dhe zjarreve, disa qytete kanë përjetuar një tjetër mot ekstrem, me rrebeshe shiu dhe stuhi. Pas Sarandës dhe Delvinës, edhe Pogradeci është përfshirë nga një shi i rrëmbyeshëm, që në pak minuta përmbyti rrugët. Informohet se vetëm pak kohë pas inaugurimit të ndërhyrjeve në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec, reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah problematikat me sistemin e kullimit. Pusetat u bllokuan, ndërsa uji vërshoi në rrugë duke krijuar një “lum” në mes të lagjes muze.
Burimi:
javanews.al