Artan Fuga ironizon Kryebashkiakët: Ju e shkatërruat demokracinë lokale, tani bëni të tradhtuarit!

Artan Fuga ironizon Kryebashkiakët: Ju e shkatërruat demokracinë lokale, tani bëni të tradhtuarit!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar me ironi të fortë ndaj kundërshtimeve për riorganizimin e bashkive, duke e drejtuar kritikën pikërisht te kryetarët dhe këshilltarët vendorë. Sipas tij, ata që sot thonë “më ra si bombë”, “ishte e papritur”, “u ndjemë të tradhtuar” apo “e mora vesh nga media”, kanë qenë vetë pjesë e dobësimit të pushtetit vendor. Fuga i akuzon drejtuesit lokalë për nënshtrim ndaj pushtetit qendror, mosushtrim të kompetencave dhe shkëputje nga qytetarët. Me një krahasim therës, ai shkruan se t’u besosh kryetarëve aktualë mbrojtjen e demokracisë lokale është njësoj sikur të thuash se Ali Pasha mbronte demokracinë vetëm sepse kundërshtonte Sulltanin. Akademiku ironizon edhe argumentin se qytetarëve do t’u largohen shërbimet: “Me sa duket, demokracia lokale qenka reduktuar në një sportel certifikatash pranë...