“Hetim urgjent dhe i plotë mbi kontratat dhe përfituesit”/Denoncon, Balliu: KAYO, 31 milionë euro nga thesari i shtetit

“Hetim urgjent dhe i plotë mbi kontratat dhe përfituesit”/Denoncon, Balliu: KAYO, 31 milionë euro nga thesari i shtetit

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar sërish për aferën korruptive të skemës KAYO. Sipas tij, kjo shoqëri ka marrë 31 milionë euro nga thesarin, ndërsa kjo është një çështje e sigurisë kombëtare. Klevis Balliu: Afro 3.5 milionë euro në muaj dalin nga taksat e shqiptarëve përmes skemës KAYO. Deri më sot rezultojnë rreth 31 milionë euro të paguara. Kjo nuk është thjesht një çështje financiare. Kur bëhet fjalë për kontrata që lidhen me mbrojtjen dhe kapacitetet e Forcave të Armatosura, çdo dyshim për abuzim me fondet publike merr një dimension shumë më të rëndë: është çështje e sigurisë kombëtare. Vetëm rreth tre ditë më parë, nga Thesari i Shtetit janë kaluar 3.6 milionë euro për automjete teknike transporti për Repartin Ushtarak 4001. Për këtë...