“Votim unanim kundër bashkimit me Vlorën”/ Rama e përjashtoi nga mbledhja, kreu i Bashkisë Selenicë: Propozimin e…

“Votim unanim kundër bashkimit me Vlorën”/ Rama e përjashtoi nga mbledhja, kreu i Bashkisë Selenicë: Propozimin e…

Kreu i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj është kundër shkrirjes së bashkisë që drejton. “Propozimin për shkrirjen e Bashkisë së Selenicës e mësova pas publikimit të draftit në media”. Kështu u shpreh kryebashkiaku Nertil Bellaj, i cili mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Këshilli Bashkiak, për të diskutuar për reformën territoriale. Bellaj e konsideron të padrejtë zhbërjen e Bashkisë Selenicë, duke argumentuar se nuk përbën barrë buxhetore për shtetin, pasi renditet ndër bashkitë me nivelin më të lartë të performancës institucionale. Këshilltarët, të majtë e të djathtë u shprehën kundër shkrirjes së bashkisë, duke e cilësuar një vendim që dëmton përfaqësimin dhe interesat e banorëve. Ata shtruan të njëjtën pyetje: Përse një banor i fshatrave malorë të Labërisë të paguajë të njëjtat...