Shqipëria ngre 100 pika monitorimi për zjarret, thatësirën dhe përmbytjet
Vera e këtij viti konsiderohet si më e nxehta e dekadave të fundit në vendin tonë, por ekspertë të ndryshimeve klimatike thonë se vlerësohet të jetë më e freskëta krahasuar me ato që do të vijnë. Efektet e ndryshimeve klimatike tashmë janë të prekshme, pjesë e të cilave janë thatësira, zjarret që kanë përpirë Shqipërinë, por shumë vende në Europë, si dhe përmbytjet në vjeshtë e dimër. Në Shqipëri do të ngrihen 100 pika monitorimi për paralajmërim të hershëm të këtyre fenomeneve të natyrës. “Nuk do të kemi vetëm të dhëna statistikore, por janë paralajmëruese me qëllim marrjen e masave”, u shpreh Enejda Rabdishta. Në qershor të këtij viti Ministria e Mjedisit ka miratuar një plan Kombëtar për të marrë masa për t’u përshtatur me ndryshimet...
Burimi:
ntv.al