Zjarret përfshijnë Lurën dhe Bulqizën! Dy avionë “Air Tractor” hidhen në aksion

Zjarret përfshijnë Lurën dhe Bulqizën! Dy avionë “Air Tractor” hidhen në aksion

Dy avionë tip “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri në operacionet për shuarjen e zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën Qafa e Helmës, në aksin Fushë-Bulqizë–Selishtë. Avionët po ndërhyjnë në vatrat aktive, ndërsa paralelisht vijon puna e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërhyrja ajrore dhe ajo tokësore po zhvillohen në koordinim, me synim kufizimin e përhapjes së zjarrit. Ekipet e angazhuara po punojnë për vendosjen e vatrave nën kontroll, ndërsa operacionet do të vijojnë në varësi të situatës dhe kushteve në terren.