“Reagime histerike dhe jo realiste”- Ambasadori shqiptar në Britani për sulmet e Farage dhe politikanëve të krahut të djathtë: Ndalni gjuetinë ndaj shqiptarëve!

“Reagime histerike dhe jo realiste”- Ambasadori shqiptar në Britani për sulmet e Farage dhe politikanëve të krahut të djathtë: Ndalni gjuetinë ndaj shqiptarëve!

Kanë kaluar katër vjet që nga vala e emigrantëve shqiptarë në Britani, por reagimet e politikanëve të krahut të djathtë dhe medias në Britani mbeten “jorealiste dhe histerike”. Kështu është shprehur sot ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi. Ai tha se fluksi i më shumë se 12,000 njerëzve në vitin 2022 ishte “real, një përjashtim dhe jetëshkurtër”. Megjithatë, shtoi diplomati, komuniteti shqiptar në Britani vazhdon të portretizohet bazuar në këto fakte nga partia Reform UK e Nigel Farage dhe gazeta Daily Telegraph. Ambasadori i bëri thirrje partisë së Farage të ndalojë “gjuetinë e shqiptarëve” dhe tha se “politika e vizave e Britanisë në atë kohë mund të ketë shtyrë disa njerëz të cenueshëm në duart e trafikantëve”. Aplikimet e shqiptarëve për viza...