Kriza politike në Kosovë, Haxhiu dhe Kurti kërkojnë takim me liderët partiakë për çështjen e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu dhe Kurti kërkojnë takim me liderët partiakë për çështjen e Presidentit!

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kanë bërë kërkuar që udhëheqësit politikë të takohen e të diskutojnë për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Haxhiu u ka dërguar ftesë udhëheqësve partiakë për një takim konsultativ që është caktuar për të martën e 18 gushtit. Ndërkaq, Kurti, gjatë një prononcimi për gazetarë më herët gjatë së premtes u shpreh se partitë politike duhet të fillojnë diskutimet me emra konkretë për për kreun e ri të shtetit. Në ftesën që Haxhiu u ka dërguar udhëheqësve partiakë thuhet se takimin konsultativ ajo e ka thirrur për të biseduar për zhvillimet aktuale e politike dhe institucionale. Në ftesë është vënë theksi te rëndësia e arritjes së një marrëveshjeje për “zgjedhjen e...