“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te Gjykata Kushtetuese”, a mund ta zgjidhë institucioni bllokadën politike apo deputetët?
Edhe një herë, ngërçi politik në Kosovë e ktheu vëmendjen te Gjykata Kushtetuese. Afati 30-ditor për konstituimin e organit ligjvënës kaloi, ndërsa partitë ende nuk duken të jenë afër një marrëveshjeje. Por, a mundet Kushtetuesja ta përcaktojë rrugën e daljes nga kjo situatë apo zgjidhja mbetet në duart e deputetëve? Sa herë që bllokohej situata rreth krijimit të institucioneve të Kosovës gjatë vitit 2025, adresa për rrugëdalje ishte Gjykata Kushtetuese. Për vetëm tetë muaj, kjo gjykatë nxori katër aktgjykime rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, me sqarime edhe për mënyrën se si duhej të zhvillohej seanca me vetëm katër pika të rendit të ditës. Një situatë e ngjashme po përsëritet edhe sivjet, por a mund të japë zgjidhje Kushtetuesja edhe këtë herë? Kuvendi nuk e...
Burimi:
vizionplus.tv