Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur, dhjetëra të plagosur! Mbi 1200 të evakuuar
Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë zonat bregdetare të Kroacisë gjatë orëve të fundit. Autoritetet kanë gjetur një person të pajetë në një nga zonat e prekura nga flakët, ndërsa më shumë se 40 persona janë dërguar në spital me djegie dhe probleme të frymëmarrjes. Shtatë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve, autoritetet kanë evakuuar deri tani mbi 1200 persona nga dy zonat më të prekura, Lokva Rogoznica dhe Omiš. Mes personave të evakuuar ka qenë edhe një grup turistësh hungarezë. Sipas Ministrisë së Jashtme të Hungarisë, katër prej tyre janë plagosur, ndërsa dy kanë kërkuar trajtim spitalor. Qindra zjarrfikës...
Burimi:
vizionplus.tv